Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis të zmbrapset vapa afrikane: Moti për sot

Gazeta10
23 Korrik 2024 - 8:11

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.

Reshjet do të jenë më të izoluara, mirëpo më të shpërndara lokalisht në shkallë vendi. Jo të gjitha zonat do të preken nga reshjet.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C.

Nga dita e mërkurë do të ndryshoj situata meteorologjike, ku pritet të kemi depërtimin e masave të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit.

Fillimisht parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet gradualisht të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër e shkarkesa rrufesh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.