
Agron Demi nga shoqëria civile, ka reaguar për situatën e fundit të ndodhur në Radio Televizionin e Kosovës.
Ai ka bërë thirrje për mbylljen e RTK-së.
Postimi i plotë:
“Kurrë nuk është vonë me mbyllë RTK.
Për një thirrje të këtillë ish menaxhmenti më pat paditë. Tash, sërish po baj thirrje me mbyllë RTK.
Ky medium nuk bahet kështu. Ose e largojmë nga financimi direkt dhe nga influenca e pushteteve, ose e mbyllim.
Në këtë hallakamë (dez)informacioni, mediumi publik do duhej të ishte një burim kredibil dhe shpjegues, e jo me i fry informacioneve anonime e me kriju konfuzion”.