Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu-Shoshi Qeverisë: Krejt dhe Drejt e fundosët të ardhmen

Gazeta10
23 July 2024 - 20:53

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se Qeveria Kurti, nën moton e saj “Krejt dhe Drejt”, ka fundosur të ardhmen.

Reagimi i saj në ‘Facebook’ vjen pas edicionit të lajmeve të RTK-së, ku, duke u cituar një medium boshnjak, u pretendua se dy portale kosovare financoheshin nga Serbia.

“Kapja e RTK-së nga kjo qeveri ishte mjeti kryesor për të shantazhuar të gjithë ata që e flasin dhe shkruajnë të vërtetën. Mbrëmë nga po ky medium u tentua të linçohen gazetarë e mediume që fuqishëm dëshmojnë çdo ditë të vërtetën” deklaroi Musliu-Shoshi.

ADVERTISING

“Por, kot e kanë, dielli me shoshë nuk mbulohet. Nuk do të ndalemi duke dëshmuar çdo ditë shkatërrimin e degradimi që po ia bëni vendit çdo ditë”, tha ndër të tjera deputetja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.