
Boksierja Donjeta Sadiku ka arritur fitore ndaj boksieres zvicerane, Ana Milisic.
Me fitoren ndaj Milic, Donjeta Sadiku ka arritur të kualifikohet në finalen e turneut ndërkombëtar të boksit “Ballkan”.
Sadiku në këtë turne në çerekfinale ka mposhtur ish-kampionen e Evropës, Maiva Hamadouche.
Kampionati ndërkombëtar i boksit “Balkan” po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Bursistja olimpike Paris 2024, po shfaq formë të lartë para Kampionatit Evropian, që mbahet muajin e ardhshëm në Budva të Malit të Zi.
23-vjeçarja poashtu në Kampionatin Evropian të boksit ka arritur të fitoj medaljen e bronztë në kategorinë deri në 60 kilogramë.