Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion i përbashkët i policisë shqiptare dhe malazeze, sekuestrohen 3 parcela me hashash

Gazeta10
25 July 2024 - 14:21

Policia e Malit të Zi, në bashkëpunim me policinë shqiptare, ka finalizuar një operacion antikanabis, ku u sekuestruan 3 parcela me hashash.

Policia shqiptare ka publikuar pamjet nga aksioni në fjalë, ku morën pjesë dhe forcat RENEA.

NJOFTIMI I POLICISE

Konferencë e përbashkët për shtyp, ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë së Kufirit dhe Policisë së Malit të Zi, për finalizimin e një operacioni anticannabis, në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Përshëndetje, jam sot këtu, bashkë me drejtorin e Forcës Kombëtare të Sigurisë në DPPSH, drejtorin Rajonal për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, dhe me homologët e Policisë së Malit të Zi, për të bërë publike rezultatet e operacionit të përbashkët të koduar “Bjeshkët”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Sot, më datë 25.07.2024, në orët e para të mëngjesit, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në kushte të vështira operacionale, është zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor kundër kultivimit të bimëve narkotike, në territorin e Malësisë së Madhe, njësia administrative Kelmend, fshati Selcë, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Gërçes”, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.