Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

U mundësonin të dënuarve t’i shmangen dënimit me burg dhe gjobë duke fshehur urdhëresat, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Gjykatës

Gazeta10
26 July 2024 - 12:27

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër D.H dhe I.I, për shkak të dyshimit për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ata dyshohet se kanë fshehur Urdhëresat e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në nëntë lëndë, të cilat kanë qenë dashur të dërgohen për ekzekutim duke i mundësuar të dënuarve, t’i shmangen mbajtjes së dënimit me burg, apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit të shqiptuar në të holla.

Sipas aktakuzës, “nga data 04.04.2022 e deri me datë 26.01.2024 në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtar – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar,  D.H., në pozitën e bashkëpunëtorit profesional në zyrën e ekzekutimit të sanksioneve penale si dhe I.I., në pozitën e referentit në zyrën e ekzekutimeve të sanksioneve,  në bashkëkryerje nuk i përmbushin detyrat zyrtare, me qëllim të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që me dashje nuk i kanë dorëzuar, duke i fshehur Urdhëresat e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe atë nëntë (9) lëndë, të cilat kanë qenë dashur të dërgohen për ekzekutim duke i mundësuar të dënuarve, t’i shmangen mbajtjes së dënimit me burg, apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit të shqiptuar në të holla, duke i shkaktuar dëm Sistemit Gjyqësor”

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.