
Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci në emisionin Raport të Kanal 10 deklaroi se gjendja në veriun e vendit ka ndryshuar.
“Stadi ka ardhur në pikën kur qyetarët janë të lumtur, ka ardhur në pikën që edhe nëse nesër hapet kjo urë e cila është diskutuar aq shumë, nuk besoj që do ta ketë at kompozitetin, duke e parë at lodhjen kronike të shkaktuar qytetarëve”, deklaroi ai.
Tutje sipas Dashevcit, ka ende punë për tu bërë në pjesën veriore.
“Mirëpo janë edhe disa gjëra tjera që po presin për këtë pjesë të republikës. Organet e sigurisë po e ofrojnë maksimumin,relaks e qarkullim ka”, tha ai. /Gazeta10