Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dreshaj: Për të fshehur manipulimet me tekste shkollore, VV-ja paska vendosur të bëjë puç në Komisionin Hetimor

Gazeta10
29 July 2024 - 20:43

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën sot në Komisionin Hetimor për Subvencionimin e Teksteve Shkollore ku deputetët e VV-së në kanë zgjedhur kryesuesin e këtij komisioni, që sipas AAK-së është në  kundërshtim me Ligjin për komisionet hetimore parlamentare dhe Rregulloren për mbarëvajtjen e punës në komisionet hetimore parlamentare.

Dreshaj ka thënë se kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e Komisionit Hetimor e zgjedh vetëm Kuvendi në seancë plenare. 

“Në përpjekje për të fshehur manipulimet me subvencionimin e teksteve shkollore, deputetët e Vetëvendosjes sot paskan vendosur të bëjnë puç në Komisionin Hetimor që e kryesoj unë. Në kundërshtim me Ligjin e me rregullore, paskan vendosur që në Komision të zgjedhin kryesuesin e zëvendëskryesuesin e Komisionit Hetimor. Por këtë të drejtë e ka vetëm Seanca Plenare e Kuvendit, o të mjerë”, ka thënë Dreshaj. 

Dreshaj shtoi se deputetët e VV-së kanë nxjerrur nga mbledhja edhe stafin teknik të Kuvendit që kanë tërhequr vërejtjen për shkeljet gjatë mbledhjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.