Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Veturave zyrtare në Gjilan u vendoset GPS për të parandaluar keqpërdorimet

Gazeta10
21 September 2022 - 19:20

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se veturave zyrtare iu është instaluar sistemi i navigimit, përkatësisht sistemi GPS, për të monitoruar përdorimin e tyre.

“Për të monitoruar përdorimin e veturave zyrtare dhe mënjanimin e keqpërdorimeve të tyre, sot përuruam projektin e instalimit të pajisjeve digjitale të navigimit në të gjitha automjetet zyrtare të komunës”, ka shkruar Hyseni në një postim në Facebook.

“Ky projekt është një avancim tutje në ruajtjen e të mirës publike dhe pasurisë që u takon edhe qytetarëve”, shtoi Hyseni./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.