
Gazetari serb Branislav Kërstiq në emisionin “Raport” në Kanal10, duke folur për heshtjen ndërkombëtare për veriun, ka thënë se komuniteti serb është duke pranuar realitetin e shtetit ë Kosovës.
“60 për qind e serbëve janë tu e pranu realitetin e shtetit të Kosovës. Janë duke aplikuar për patentë shoferë, për regjistrimin e veturave, për pasaporta, tash e kemi një trup i cili ende nuk është i zgjuar”, ka thënë Kërstiq.
Tutje Kërstiq ka thënë se Ura e Ibrit është e hapur dhe sipas tij, në baza ditore kemi mijëra shqiptarë dhe serbë që kalojnë në të dy anët e urës.
“Në vitin e fundit nuk kemi asnjë incident ndëretnik, në veri e as në anën jugore. Ura është e mbyllur vetëm për komunikacion, për automjete”, është shprehur Kërstiq. /GAZETA10/