Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis restaurimi dhe konservimi i objektit të ish-Arkivit, mbi 130 vjet i vjetër

Gazeta10
05 August 2024 - 16:21

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se kanë filluar punimet për restaurimin dhe konservimin e objektit të ish-Arkivit, Fabrika e Vajit, objekt i cili është i vjetër mbi 130 vite.

“Ky objekt, si pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare, daton nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, i ndërtuar nga mjeshtrit dibranë, në të njëjtën kohë me Kullën e Zejnullah Begut në Balincë”, ka shkruar Idrizi, i cili ka publikuar dhe disa forografi nga restaurimi, si dhe si do të duket ky objekt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.