
‘PolitikOFF’ me Kushtrim Sadikun, ka nisur me ndeshjen hapëse mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Partia në pushtet e ka mposhtur me rezultat të thellë PDK-në.
6 me 1 ka qenë rezultati final i ndeshjes së parë në ‘PolitikOFF’.
Deputeti i VV-së,Nijazi Isaku ka thënë se PDK-në fillimisht e kanë mundur në zgjedhje, tash të njëjtën e bën edhe në fushë.
“Pres që mandatin tjetër të jetë sipas këtij rezultati, pra Vetëvendosje t’i fitojë 61 përqind të votave”, ka thënë Isaku.
Ndërsa deputeti Dimal Basha ka thënë se ky është një mesazh se çka i pret partitë opozitare në zgjedhjet e ardhshme nacionale. /Gazeta10/