
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha i cili ishte pjesë e ekipit të Vetvendosjes gjatë lojës në ‘PolitikOFF’ në Kanal10 kundër Partisë Demokratike të Kosovës, në intervistën e dhënë pas fitores përmendi edhe partitë tjera me të cilat pritet të luaj ndeshjet në vijim, raporton Gazeta10.
Ai ka ironizuar me dy partitë tjera parlamentare, LDK-në dhe AAK-në, duke thënë se duhet me dalë me ble lojtarë, pasi numëri i deputetëve të tyre është i vogël.
“Pritet ta shohim edhe me ekipet tjera, LDK-ja nuk e di kënd e merr sepse ata janë tre deputetë krejt, AAK tani më dhimbset që i duhet të dal e të blej lojtarë”, tha deputeti Basha gjatë emsionit të parë të ‘PolitikOFF’./Gazeta10/