
Ministri i bujqësisë, Faton Peci ishte pjesë e skuadrës që luajti në ndeshjen kundër analistëve në emisionin PolitikOFF.
Pas fitores, ministri Peci deklaroi se analizat e lojërave të tilla janë motiv shtesë për më shumë punë, raporton Gazeta10.
“Kur i ndëgjoj këto analizat sikurse të kësaj loje por edhe të proceseve tjera, në kuptimin për një kateogori të madhe njerëzve është një motiv shtesë”, deklaroi ai.
Ndërkaq i pyetur nga analisti, Halil Matoshi për arritjet në qeverisjen aktuale, ministri Peci pati edhe një përgjigjje tjetër.
“Halil, unë besoj që nuk është formati i një emisioni të tillë për të fol rreth qeverisjes por edhe në kuptimin e 11 golave edhe me t’i numëru sukeset mos po bëhet shumë”, deklaroi Peci./Gazeta10/