
Qeveria ka shënuar fitore bindëse kundër Analistëve në futboll në kuadër të emisionit PolitikOFF.
Analisti Halil Matoshi ka komentuar humbjen që ekipi i tij shënojë kundër Qeverisë.
Matoshi ka sfiduar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci duke e pyetur se “Përpos lojës së bukur, çka keni treguar në qeverisje?”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Peci duke përmendur fitoren e thellë të qeverisë ndaj analistëve me një distancë prej 11 golave.
“Halil nuk është në formati i emisionit të sotëm për me fol për Qeverisjen… tash edhe me një distancë prej 11 golave edhe sot me t’i numëruar krejt sukseset mos po bëhet shumë”, ka thënë Matoshi. /GAZETA10/