
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit nga ana e Qeverisë së Kosovës kanë nxitur reagimin e faktorit ndërkombëtarë në vend. Shtetet e QUINT-it janë shprehur kundër hapjes së urës pa koordinim dhe në mënyrë të njëanshme.
Kundër hapjes së Urës së Ibrit janë shprehur edhe banorët serbë në pjesën veriore të Kosovës.
Këto reagime nuk e kanë luhatur qëndrimin e Qeverisë për hapjen e urës.
Madje gjatë ditës së sotme është bërë edhe testimi i qëndrueshmërisë së kësaj ure me kamionë të peshave të rënda, raporton Gazeta10.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10 ka thënë se zhvillimet e fundit dhe përpjekjet për hapjen e Urës së Ibrit kanë ndikuar në asketin e sigurisë në vend.
Sipas tij, deri me tani situata ka qenë e qetë, mirëpo zhvillimet e fundit kanë bërë qe siguria në veri të shkon në stadin “e portokalltë’.
“Kur te jesh në stadin ‘e portokalltë’ i bie që situata është e brishtë dhe kujdesin duhet të kemi maksimal për ndonjë tentim për përshkallëzim të situatës”, ka thënë Dashevci. /Gazeta10/