Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Raportohet për sulme të reja të rebelëve Huthi

Gazeta10
09 August 2024 - 11:25

Tre sulme të dyshuara të rebelëve jemenas, Huthi, kanë shënjestruar një anije në Ngushticën Babe l-Mandeb, që lidh Gjirin e Adenit me Detin e Kuq.

Autoritetet thanë se rojet e një kompanie private kanë qëlluar drejt një droni, që ishte nisur drejt anijes.

Rebelët Huthi nuk kanë marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin, edhe pse për muaj të tërë ata kanë shënjestruar anijet në Detin e Kuq, për shkak të luftës së Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.

Pas një pauze dyjavore, sulmet e rebelëve jemenas rinisën pas vrasjes së shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran, në mes të shqetësimeve se lufta mund të zgjerohet. Irani mbështet Huthit, të cilët janë pjesë e të ashtuquajturit “Bosht të Rezistencës”.

“Operacionet po vazhdojnë. Operacionet tona kundër Izraelit armik dhe operacionet në det”, paralajmëroi lideri i rebelëve jemenas, Abdul Malik al-Houthi, gjatë një fjalimi të enjten, raporton rel.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.