Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mobilizimi rus, gjenerali ukrainas: Do ta shkatërrojmë këdo që vjen me armë

Gazeta10
21 September 2022 - 23:50

Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha se mobilizimi i pjesshëm i Rusisë nuk do ta trembë Ukrainën.

Valery Zaluzhnyi, në një postim në Facebook, tha se ushtria ukrainase kishte “frenuar agresionin e armatosur të Federatës Ruse për 8 vjet e 7 muaj”, duke iu referuar periudhës që nga pranvera e vitit 2014, kur milicia pro-ruse u shfaq në Ukrainën lindore.

“Ofensiva e plotë e armikut nuk na trembi. Për më tepër, ne u bashkuam dhe i dolëm kundër armikut me dinjitet. Njoftimi i mobilizimit në Rusi e vërteton këtë. Asnjë deklaratë e udhëheqjes ushtarake dhe politike të vendit agresor nuk do të ndikojë në gatishmërinë tonë për të luftuar për liri. Ne do të shkatërrojmë këdo që vjen në vendin tonë me armë – qoftë vullnetarisht apo i mobilizuar,” tha ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.