Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti: Janë shterur të gjitha arsyet që të mos hapet Ura e Ibrit

Gazeta10
09 Gusht 2024 - 17:54

Institucionet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.

Drejtori i Kanal10, Arben Ahemti në emisionin “Raport”, ka thënë se janë shterur të gjitha arsyet që të mos hapet Ura e Ibrit

“Janë shterur të gjitha arsyet që mos të hapet ura. Nuk po e shoh arsyen pse nuk duhet të hapet, realisht unë po shoh shumë mllef edhe tek ambasadorët edhe tek zyrtarët që po reagojnë edhe tek paralajmërimi i Bashkimit Evropian për sanksione shtesë, por përtej mllefit nuk jam tu pa arsye pse nuk duhet të hapet ura. Realisht do të duhet me bë një rivlerësim të urës edhe sa i përket efikasitetit ekonomik dhe sa i përket nevojës për ta hapur, duhet ta bënte qeveria para se me shkuar me një vendim drejt hapjes dhe qeveria e bëri, e beri vlerësimin teknik dhe tashmë edhe domosdoshmëria e funksionalitetit të urës po vërtetohet”, ka thënë Ahemti.

Tutje ai ka thënë se edhe në aspektin ekonomik po bëhet e domosdoshme çështja e hapjes së urës

“Qytetarët duhet ta dinë se në pjesën veriore janë duke u hapur shumë biznese, ne sot e kishim një lajm për rrjetin e pastiqerive Missini Sweets, por jo vetëm kjo, kam informacion që të paktën dy brende të marketeve të fuqishme në Kosovë është vetëm çështje ditësh kur do ti hapin në veri”, ka bërë të ditur Ahmeti. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.