Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Ty nuk të zgjatë ma shumë se gjashtë muaj” – Dafina Zeqiri i reagon komentuesit pasi ironizoi për Ferrarin

Gazeta10
11 August 2024 - 19:33

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka reaguar në rrjetet sociale për shkak të një komenti ofendues nga një ndjekës, që kishte ironizuar dhuratën e veçantë që ajo i kishte bërë bashkëshortit të saj, Kreshnikut.

Në postimin e saj të fundit, Dafina kishte ndarë me ndjekësit një fotografi të Ferrari-t të zi që kishte blerë për ditëlindjen e Kreshnikut, duke e uruar atë.

Mirëpo, një komentues nuk e kishte pëlqyer këtë gjest dhe kishte lënë një koment, duke e ironizuar Dafinën për lidhjet e saj në të kaluarën.

Komentuesi kishte shkruar: “Veç mos ia le në emër të tij se ty nuk të zgjatë ma shumë se gjashtë muaj e të shkon Ferrari kot.”

Në përgjigje të këtij komenti, Dafina kishte shkruar: “A thua gruaja jote a krenohet me komentin që dërgon ti për një grua tjetër që punon fort dhe ia bën burrit një dhuratë të merituar. Po më vjen gjynah për atë çikë tënden çfarë babai ka.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.