Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nesër protestë në Bujanoc, Sinani: Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi

Gazeta10
11 August 2024 - 22:53

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen protestës së nesërme të thirrur në sheshin e Bujanocit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sinani ka thënë se kjo protestë është për drejtësi e barazi, kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që po bëhet nga Beogradi.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës, Të nderuar shqiptarë të Luginës, Kanë mbetur edhe pak orë nga PROTESTA. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi. Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar”, shkroi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.