Duhet Lexuar

Vendimi i MASHT për blerjen e librave, reagon SBASHK: Veprim i gabuar dhe i përsëritur

Gazeta10
13 Gusht 2024 - 16:35

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që t’ua transferojë edhe sivjet paratë prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Nga SBASHK e kanë quajtur këtë vendim të gabuar, derisa kanë thënë se Këshilli i Prindërve duhet ta thotë fjalën e vetë lidhur me “këtë veprim të gabuar e të përsëritur të MASHTI’it”.

Ata thonë se nuk janë marrë parasysh kritikat e këshillat e tyre.

“U pa se MASHTI nuk ka dëgjuar kritikat e arsyeshme e as këshillat tona, të Këshillit të prindërve e as të palëve tjera dhe do ta përsërisë gabimin. Konsiderojmë se Këshilli i prindërve duhet ta thotë fjalën e vet lidhur me këtë veprim të gabuar e të përsëritur të MASHTI-t sepse ata janë zëri i prindërve të Kosovës, ndërsa ne do të vazhdojmë të jemi zë i anëtarësisë sonë në kërkim të dialogut dhe realizimit të kërkesave.

Zonja Nagavci duhet të merret me këto kërkesa, që në mënyrë të shkruar prapë ia kemi ripërsëritur dhe ia kemi dorëzuar zëvendësministrit Kelmendi në takimin me ftesën e tij. Për këshillat e saj se çfarë duhet të bëjë SBASHK nuk kemi nevojë se ne veprojmë bazuar në zërin dhe kërkesat e anëtarësisë. Të gjithë duhet ta arsyetojmë e respektojmë besimin e atyre që përfaqësojmë”, thuhet në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.