
Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti, gjatë ditës së djeshme ka bëri të ditur se si Koordinatori i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dule Vicovac është përfshirë në propagandë kundër Kosovës dhe për më shumë me identitet të rremë.
Në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10 gjatë ditës së djeshme Ahmeti, ka bërë të ditur se Vicovac është serb me nënshtetësi kanadeze dhe ende vazhdon të mbajt pozitë të larë në misionin e UNMIK-ut.
Edhe sot Ahmeti i ftuar si musafir në “Raport”, ka vazhduar ende që të tregoj për prapagandën e tij kundër Kosovës.
Ahmeti poashtu ka folur edhe për një film të cili Dule Vicovac kishte publikuar ku në të ka bërë prapagandë për luftën në Kosovës, por që ajo video apo dokumentar nuk mund të gjendet më pasi që është fshirë nga regjisori, raporton Gazeta10.
“Unë kam hulumtuar dokumentarin ‘Kosovo: Can you imagine?’, ku është një regjisor serb po me nënshtetësi kanadeze i cili bënë propagandë në Kosovë, i cili është një komenator i rregull në ‘Ruse Today’ e qe është i lidhur me Rusin edhe që në atë domunetar flet për situatën se si policisët kosovarë kanë vrarë fëmijë serb e shumë gjëra të tjera të cilat janë propagandë, ky dokumentar është publikuar në vitin 2009, por që të kërkoni nuk mund ta gjeni më sepse është fshirë nga faqja krejt ky dokumentar”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10/