Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

UNMIK i shokuar nga gjetjet e Kanal10 për zyrtarin e tyre që propagandoi për Kosovën me identitet të rremë

Gazeta10
14 August 2024 - 16:59

Pas raportimit të Kanal 10 se Koordinatori i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dule Vicovac është i përfshirë në një propagandë kundër shtetit të Kosovës dhe për më shumë, duke përdorur një identitet të rremë, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga po kjo organizatë, raporton Gazeta10.

Ata janë shprehur të shokuar nga gjetjet të cilat u prezantuan eksulizivisht të hënën nga gazetari dhe drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti.

“Jemi të shokuar për raportimin e Kanal 10 në lidhje me një dokumentar, që daton që nga viti 2008/2009, i cili gjithashtu përmban referenca për një pjesëtar të stafit të UNMIK-ut”, thuhet në njoftimin zyrtar të dërguar nga shefja e zyrës për komunikim dhe marrëdhënie me publikun , Hayat Abu-Saleh.

Në reagim thuhet se akuzat e tilla drejtuar stafit të kësaj organizate merren me një seriozitet të madh, andaj edhe kanë filluar shqyrtimin e informacioneve të përmendura.

“Lidhur me rastin konkret të përmendur në këtë raportim, vërejtjet apo deklarimet e shprehura në këta dokumentarë, në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë pikëpamjet e UNMIK-ut. Ne jemi duke shqyrtuar informatat e përmendura në këtë raportim, duke përfshirë statusin e punësimit individual në UNMIK, gjatë asaj kohe. Akuzat për sjellje jo të duhur nga personeli i OKB-së në të gjithë Organizatën merren shumë seriozisht”, thuhet në reagim.

E Mbështetja institucionale e UNMIK-ut, përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe puna e tij me të gjitha palët relevante të interesit në reagimin zyrtar thuhet se vazhdon ta drejtoj agjendën e sotme të Misionit, në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.