
Drejtuesi i Kanal10 njëherësh gazetar, Arben Ahmeti ka disa ditë që ka publikuar fakte që vërtetonin se si një zyrtar i UNMIK-ut ka bërë propagandë kundër Kosovës me identitet të rremë.
Fjala është për Koordinatorin e Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dule Vicovac.
E vërtetësinë e këtij hulumtimi, Ahmeti në emisionin ‘Raport’ në Kanal10 tha se e argumenton edhe fakti i reagimit nga misioni i UNMIK.
Ky mision u shpreh i shokuar nga ky hulumtim duke thënë se kanë nisur shqyrtimet për informacionet e deritashme, raporton gazeta10.
“Jemi të shokuar për raportimin e Kanal 10 në lidhje me një dokumentar, që daton që nga viti 2008/2009, i cili gjithashtu përmban referenca për një pjesëtar të stafit të UNMIK-ut”, thuhet në njoftimin zyrtar të dërguar nga shefja e zyrës për komunikim dhe marrëdhënie me publikun , Hayat Abu-Saleh.
Në reagim thuhet se akuzat e tilla drejtuar stafit të kësaj organizate merren me një seriozitet të madh, andaj edhe kanë filluar shqyrtimin e informacioneve të përmendura.
Pas këtij reagimi, Ahmeti thotë se u vertetua se Dule Vicovac ka për mision degradimin e Kosovës.
“U vërtetua që Vicovac ka mision të denigrojë Kosovën”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10/
Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë: