
Kjo e mërkurë shënon edhe natën finale të ndeshjeve futbollistike për emisionin PolitikOFF të Kanal10.
Janë politikanët e AAK-së dhe zyrtarët qeveritar ata që sonte garojnë për vendin e parë të këtyre ndeshjeve.
Ndërkaq Ekipit i Ekspertizës në PolitikOFF sonte është zgjeruar, atij i janë bashkur edhe Muharrem Sahiti e Emanuell Syla.
E kush do ta fitoj lojën sonte sipas Sylës, ai dha një përgjigje interesante.
“Me tregu të drejtën ekipin e Qeverisë nuk po i njoh, më duket se paskan ndërruar formacionin se kam parë emra tjerë në lojërat e kaluara. Nuk e di a janë mobilizuar me emra të rinjë për ta mposhtur AAK-në por mendoj që AAK-ja e ka ekipin pak më të fortë e sidomos portierin. Kushtrimi është në portë, nuk e di a kanë me pas gjuajte me vezë, më fal me topa prej tij apo jo”, u shpreh Syla.