Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Paetongtarn Shinawatra zgjidhet kryeministrja më e re në historinë e Tajlandës

Gazeta10
16 August 2024 - 10:30

Parlamenti i Tajlandës e ka zgjedhur të premten Paetongtarn Shinawatran, vajzën e ish-liderit dhe miliarderit Thaksin, si kryeministre të re të vendit.

Paetongtarn, 37-vjeçare, u bë kryeministrja më e re në moshë e Tajlandës dhe vetëm gruaja e dytë që e mban këtë pozitë, pas hallës së vet, Yingluck.

Ajo u emërua vetëm dy ditë pasi ish-kryeministri, Srettha Thavsin, u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese e vendit. Të dy janë nga Partia Pheu e Tajlandës, e cila doli e dyta në zgjedhjet e vitit 2023, por e formoi një koalicion qeverisës.

Paetongtarn përballet me detyrë të vështirë për ta ringjallur ekonominë e ngecur të Tajlandës dhe për t’i shmangur puçet ushtarake dhe ndërhyrjet e gjykatave, të cilat i kanë rrëzuar katër qeveritë e kaluara të udhëhequra nga partia e saj.

Ajo do të bëhet gruaja e dytë lidere e Tajlandës dhe personi i tretë nga familja Shinawatra që e udhëheq vendin, pas hallës së vet, Yingluck Shinawatra, dhe babait Thaksin Shinawatra.

Thaksin është politikani më me ndikim dhe më polarizues në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.