
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovci teksa i ka quajtur themele të Kosovës, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë se ata kanë qenë sinonim i vlerave më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka thënë se për kontributin e tyre është përjetësisht mirënjohës.
Këtu keni statusin e tyre:
“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Fehmiu dhe Xheva janë themelet e Kosovës së lirë, Kosovës shtet. Së bashku me Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, të rënë po atë ditë, ata u bënë inspirimi i të gjithë brezave.
Përjetësisht mirënjohje e nderim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10