
Javë më parë, në emisionin Raport të Kanal 10, ekszluzivisht u bë e ditur se si një zyrtar i UNMIK-ut, me identitet të rremë po shpërndante propagandë kundër shtetit të Kosovës.
Arben Ahmeti, gazetar dhe drejtues i mediumit Kanal10, sot ka dhënë detaje të reja për rastin në fjalë.
“Ajo çka arritëm ta zbulojmë gjatë këtij vikendi, është përfshirja e Duli Vicovact në një organizatë e cila është bukur shumë e angazhuar kundër pavarëisë së Kosovës dhe kundër çdo progresi për Kosovën. Ne jemi nisur nga dokumentari i famshëm që flet kundër Kosovës, të propagandistit rus. I kemi publikuar faktet, ka reaguar UNMIK-u dhe ajo çka duhet të potenciohet fuqishëm, është ajo që UNMIK-u distancuar nga përfshirja e këtij zyrtari, nuk e kanë mohur që ky është zyrtari për të cilin po flitet, përkundrazi ka nisur tre llojë hetimesh kundër Vicovacit, të paktën sipas burimeve që kam”, deklaroi Ahmeti, raporton Gazeta10.
Tutje, ai dha edhe disa nga detajet e nisjes së hetimeve.
“Një nga UN në ShBA, por edhe nga UNMIK-u, por njëra ka qëllim që të shoh statusin e tij të anëtarësimit në OKB dhe UNMIK, në kohën kur i ka bë këto deklarata problematike në dokumentarin për vitin 2009-11”, tha Ahmeti.
“E pjesa tjetër, një tjetër hetim do të shoh se si është e mundur që një zyrtar të paraqitet me identitet të rrejshëm dhe një tjetër që do të shoh pastaj mënyren e hierarkisë brenda organizimit, pra se cilat do jenë masat ndaj këtij zyrtari”.
Ahmeti deklaroi se gjatë hulumtimeve gjeti edhe diçka tjetër të rëndësishme.
“Duke hulumtuar e pash që është pjesë e organizatës ” 28 qeshori” , e që është organizata më e madhe serbe anti-Kosovë dhe e cila propagandon kundër Kosovës. Në parim prezantohet si një organizatë humanitare e cila sjell ndihma për qytetarët serb, por ka edhe aktivitete politike, është drejtpërdrejtë nën ndikimin e kishës ortodokse serbe”, bëri të ditur Ahmeti. /Gazeta10/