Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti: Qeveria është vonuar, do duhej ta shpallin propaganduesin nga UNMIK, “non grata”

Gazeta10
19 August 2024 - 18:48

Drejtori i Kanal10 njëherësh gazetari Arben Ahmeti ka thënë se Qeveria e Kosovës është vonuar në ndërrmarrjes e masave ndaj personit që propagandonte kundër Kosovës, raporton Gazeta10.

Pas raportimit të Kanal10 se Koordinatori i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dule Vicovac është i përfshirë në një propagandë kundër shtetit të Kosovës dhe për më shumë, duke përdorur një identitet të rremë, kishte reaguar edhe vet misionin i UNMIK, mirëpo jo edhe niveli qendror i Kosovës.

“Është më se e qartë që ky është zyrtari që ka propaganduar, ka kontribuar kundër Kosovës dhe vazhdon të ushtroj një detyrë në UNMIK. Për ne është shumë me rëndësi me e pa se a do të reagoj Qeveria e Kosovës, a do ta shpallin ‘non grata’ dhe mbi të gjitha a do ti lejohet këtij që të kthehet në Kosovë, prap me shku në UNMIK”, deklaroi Ahmeti në studion e emisionit ‘Raport’ ku dha detaje të reja rreth këtij rasti.

Sipas tij, Dule Vicovaci duhet shpallur sa më parë person ‘non grata’ në Republikën e Kosovës.

“Është vonuar qeveria e Kosovës, do duhej qysh në diten e parë kur e kemi marr lajmin me dal e e me shpall person ‘non grata’, sepse është e patolerueshme kërkesa e kujtdo qoftë që ky zyrtar të vazhdoj të operoj në Kosovë. Mbi të gjitha prezentimi me identitet të rremë tregon që ti qëllimshëm ke bërë spiunazh, kaq majfton që qeveria e Kosovës me një vednim të thjeshtë të thotë që këtij personi i ndalohet hyrja në territorin e republikës së Kosovës”, shtoi Ahmeti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.