Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Politikani malazez u takua me Kurtin në SHBA: Diskutuam shkurtimisht situatën politike në Mal të Zi dhe Kosovë

Gazeta10
21 August 2024 - 9:51

Ivan Vukoviq, një politikan nga Mali i Zi, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vukoviq, që ka shërbyer edhe si kryetar i Podgoricës, ka shkruar se ka diskutuar shkurtimisht me Kurtin në lidhje me situatën politike në Mal të Zi e Kosovë.

“Kisha kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Albin Kurti dhe të diskutoja shkurtimisht situatën politike në Mal të Zi dhe Kosovë, si dhe në të gjithë rajonin. Ne shpresojmë dhe punojmë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, paqësore dhe prosperuese, bazuar në parimet e demokracisë multietnike”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.