
Policia e Kosovës ka konfiskuar 71 kavanoza me mjaltë në Zubin Potok.
Me urdhër të prokurorit vetura me targa të huaja dhe malli i padeklaruar është dërguar në terminalin doganor.
“Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte 71 kavanozë me mjaltë. Me urdhër te prokurorit vetura dhe malli dërgohen në terminalin doganor”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.