Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qytetari gjen një shumë parash në Pejë, policia po kërkon personin që i kanë humbur

Gazeta10
22 August 2024 - 11:07

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar gjatë ditës së djeshme ka gjetur një shumë parash në rrugën “Jani Vreto” në Pejë dhe të njëjtat i ka dorëzuar në stacion.

Policia ka kërkuar që personi që i ka humbur ato të lajmërohet në staconin policor në Pejë.

Njoftimi:

Pejë, 22 Gusht 2024

Stacioni Policor në Pejë informon qytetarët se më datë 21.08.2024, një qytetar ka gjetur një shumë parash në rrugën “Jani Vreto” në Pejë dhe i ka dorëzuar këto para në Stacionin Policor Pejë.
Personi që ka humbur këtë shumë parash është i ftuar të paraqitet në Stacionin Policor Pejë për të identifikuar dhe marrë mjetet e humbura.

Falënderojmë qytetarin për veprimin e tij dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në komunitet dhe inkurajon çdo veprim të tillë që kontribuon në mirëqenien e përgjithshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.