Lajme

​Hapet thirrja për subvencionim të sistemeve diellore për familje dhe biznese

Gazeta10
23 Gusht 2024 - 19:18

Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen për subvencionim të sistemeve diellorë termike dhe fotovoltaike për familje dhe biznese.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se në të ardhmen energjetike të vendit tonë, çdo qytetar do të jetë përfitues dhe pjesëmarrës aktiv në tranzicionin të drejtë e të gjelbër.

Kurti ka shkruar në Facebook se një prej mënyrave se si po e sigurojmë këtë, është duke përkrahur qytetarë e biznese.

 “Për të ulur konsumin e faturave tuaja të energjisë, duke ju mbështetur të prodhoni energjinë tuaj përmes paneleve diellore fotovoltaike e termike, iniciativë kjo me përkrahje edhe nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.