Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Milanoviq: Serbët po armatosen për një javë luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë

Gazeta10
30 August 2024 - 15:12

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, derisa ka folur për kapacitetet ushtarake të shtetit të tij, ka përmendur edhe armatosjen e Serbisë.

Ai ka përmendur blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë “Rafale” – kontratë e nënshkruar të enjten ditën kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po vizitonte Beogradin.

“Serbia do të blejë Rafale, ne nuk i kemi ato. Serbët po armatosen për një javë luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë. Franca dhe Amerika shikojnë vetëm interesat e tyre: Kështu funksionon bota”, ka thënë ai, raporton Dnevnik.

Macroni edhe sot është në Serbi në vizitën dyditore të tij. Pas takimit që pati me Aleksandër Vuçiqin, ai deklaroi se Serbia e ka vendin në Bashkimit Evropian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.