
Klubi i futbollit Ballkani, ka falenderuar ekipet si FC Liria dhe FC Feronikeli ’74 që i mundësuan ekipit nga Theranda të zhvillojë seancat stërvitore dhe ndeshjet në këto dy stadiume, raporton Gazeta10.
Ballkani është kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës dhe këtë sezon nuk ka luajtur në asnjë ndeshje në stadiumin e qytetit në Suharekë, pasi ky stadium nuk i plotëson kushtet për të luajtur ndeshje të nivelit të tillë.
Në falënderimin e Ballkani nuk është përmendur fare Prishtina, pasi ndeshjet kualifikuese dhe të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, Ballkani I ka zhvilluar pikërisht në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta10/