Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Vdes reperi i njohur amerikan

Gazeta10
31 August 2024 - 18:08

Reperi i njohur amerikan, Fatman Scoop i cili u bë i njohur me këngën “Be Faithful”, u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Isaac Freeman III, kolapsoi në skenë të premten gjatë performancës në Connecticut, dhe u dërgua me urgjencë në spital, shkruan DailyMail, përcjell telegrafi.

Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi të shtunën menaxheri i tij i turneve.

Menaxheri dhe njëherësh producenti dhe DJ, Birch Michael tha se “kishte mbetur pa fjalë” nga kjo tragjedi.

“Më çove në të gjithë botën dhe më bëre të performoja përkrah teje në disa nga skenat më të mëdha të këtij planeti, gjërat që më mësove më kanë bërë vërtet njeriun që jam sot”, deklaroi Michael.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.