Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Agjenda e ngjeshur’ bëri që Osmani të refuzojë kërkesën e Lajçakut për takim në Pragë

Gazeta10
01 September 2024 - 19:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e takuar ndërmjetësin e BE-së, Mirsolav Lajçak në Pragë.

Nga Zyra e Presidentes kanë thënë se takimi nuk është zhvilluar për shkak të kohës së kufizuar.

“Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Pragë, ka qenë e pamundur të realizohet takimi këtë herë”, ka deklaruar Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë për Telegrafin.

Presidentja Osmani shpesh ka kritikuar qasjen e ndërmjetësit evropian në kuadër të dialogut.

Edhe në këtë forum, ajo tha se palët nuk po trajtohen barabartë sepse ‘tavolina e dialogut është e përmbysur’ dhe Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura.

Vet Lajçak njoftoi se kishte disa takime në margjinat e këtij forumi në Pragë, përfshirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Po në këtë njoftim, Lajçak bëri të ditur do të udhëtojë së shpejti në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.