Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, Qeveria është dorëzuar

Gazeta10
02 September 2024 - 12:53

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas përleshjes së fundit me armë zjarri në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Çitaku ka theksuar se në vend janë forcuar bandat kriminale dhe ka pyetur se ku janë ministri i Brendshëm dhe ajo e Drejtësisë, duke shtuar se kjo është dorëzim.

Sipas saj, Qeverisja e tyre është reduktuar në propagandë.

“Bandat kriminale kanë marrë zemër. Terror, vrasje, plaçkitje, ikje nga burgjet.  Ku është dora e shtetit? Ku është Ministri i Punëve të Brendshme? Ku është Ministrja e Drejtësisë?  Kjo është dorëzim. Qeverisje e reduktuar në propagandë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.