Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani: Kosova e Finlanda janë partnere të palëkundura

Gazeta10
05 September 2024 - 15:14

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura, pasi priti në takim ministren e Jashtme të këtij shteti, Elina Valtonen.

Ajo ka shkruar në Facebook se e ka falënderuar zyrtaren finlandeze për mbështetjen në çdo etapë.

“Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura! Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka shkruan Osmani pas takimit.

Tutje presidentja Osmani ka shkruar se do të vazhdojë angazhimin për forcimin e raporteve mes shteteve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.