
Të enjten kanë filluar ndeshjet e raundit të pestë në Ligën e Kombeve, ku u zhvilluan disa ndeshje mjaft interesante, raporton Gazeta10.
Holanda arriti të triumfoj ndaj Polonisë si mysafir me rezultat 0-2.
Golat për ‘Tulipanët’ i realizuan Cody Gakpo dhe Bergwijn.
Ndeshje tjetër interesante ishte edhe ajo mes Kroacisë dhe Danimarkës, ku kroatët fituan me rezultat të ngushtë 2-1.
Golat për Kroacinë i shënuan Borna Sosa dhe Lovro Majer, ndërsa për danezët realizoi Christian Eriksen.
Kampioni i Botës, Franca, mori fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, ku mposhti Autrinë me shifrat 2-0.
Golat për ‘Gjelat’ i shënuan Mbappe dhe Olivier Giroud.
Rezultatet nga ndeshjet e tjera të Ligës së Kombeve janë: Belgjikë – Uells 2-1, Kazakistan – Bjellorusi 2-1, Letoni – Moldavi 1-2, Turki – Luksemburg 3-3, Lituani – Ishujt Faroe 1-1, Slovaki – Azerbajxhan 1-2 dhe Lihtejnshtajn – Andora 0-2. /Gazeta10/