
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në New York.
Lajcak përmes një postmi në Twitter ka shkruar se me Osmanin kanë diskutuar për procesin e dialogut, dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ai po ashtu theksoi se diskutuan edhe për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në Nju Jork u takova me Presidenten e Kosovës@VjosaOsmaniPRKS . Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, tha ai.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Osmani ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden, sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera.
In New York, I met with President @VjosaOsmaniPRKS. We continued our discussion about the way forward in the Dialogue on normalisation of relations with Serbia and the need for concrete solutions. pic.twitter.com/jFWvyFxqJK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 22, 2022