Duhet Lexuar

Basha për Asamblenë e PS-së: Teatër i shëmtuar që riciklon veten

Gazeta10
08 Shtator 2024 - 17:22

Lulzim Basha ka zgjedhur të reagojë përmes një shkrimi në Facebook për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri prezantoi ekipin e ri për zgjedhjet e 2025 dhe renditi punët e qeverisë.

Për Bashën, ky ishte një teatër i shëmtuar e Ramës që synon t’i trajtojë qytetarët pa spektatorë, teksa komentoi dhe vendimin e kryeministrit për listat e hapura.

“Si përherë, shumë e për lumë. Hipokrizia për të sharë partnerin me të cilin mbylli listat dhe liroi të korruptuarit e tij përmes amnistisë, është teatri i shëmtuar që riciklon veten vit pas viti. Qëllimi është t’i trajtojnë qytetarët si spektatorë, pa fuqi vendimmarrëse, pa liri politike, pa zë në zhvillimin e vendit”, shkroi ai.

“Qesharake rrahja e gjoksit të kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, teksa thotë se ai do të kandidojë në pjesën e hapur të listave. Ç’nevojë ka ta trajtojë si trimëri kandidimin te pjesa e hapur e listave, kur kishte mundësinë që t’i hapnin ato për të gjithë? Kjo është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve i’u mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti, Rama qeverinë e korruptuar, Berisha opozitën fasadë. Prandaj në zgjedhjet e ardhshme oferta e tyre është shumë e qartë: Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën mbaj Ramën. Demokratët Euroatlantikë qëndrojnë të vendosur kundër këtij pazari që cakton mandatet në tavolinë dhe Shqipërinë e ndan si plaçkë për dyshen e vjetër dhe klientelën e tyre. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.