
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të mbajë mot stabil, raportn Gazeta10.
Minimalet gjatë kësaj dite parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin deri në 13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare./Gazeta10