
Në mengjesin me Arben Ahmetin është raportuar se qytetarët e Goreshit kanë probleme të mëdha me ujësjellsin, raporton Gazeta10.
Haki Shala përfaqësuesi i fshatit ka thënë për Kanal10 se burimi në këtë fshat është shumë i madh dhe e marrin diku deri ne 17 fshatra dhe asnjëherë nuk kanë pasur problem me këtë ujë.
E sipas tij aeroporti “Limaku” po e menaxhon ujin në këtë fshat por nuk po kujdeset për përmisimin e rrjetit të ujit.
“Gypat jonë të asbezit janë të shkatërruar plotesisht dhe pompat nuk i funksionojnë dhe derisa shkon në kodër faktikisht hup uiji”, tha ai.
Ai shton se banorët e këtij fshati po i duhet të bartin ujë në mënyra të ndryshme që të mbijetojnë.
Ky problem po rrjedh si pasojë e neglizhencës së ujësjellsit të Lipjanit në kuadër të ujsjellësit të Prishtinës.
Ata kanë parashtuar këresat e tyre disa herë por nuk ka pasur ndonjë ndryshim./Gazeta10