Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Tërheqja’ e letrës së Bërnabiqit, BE heziton të jap përgjigje

Gazeta10
10 September 2024 - 15:39

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka refuzuar të japë hollësi për “tërheqjen” e letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, për moszbatim të Marrëveshjes për normalizim raportesh me Kosovën.

Ditë më parë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh se “letra është tërhequr”, duke mos dhënë detaje të tjera.

I pyetur të martën në konferencën për media për të dhënë detaje dhe për ta konfirmuar tërheqjen e letrës, Stano ka thënë se nuk mund të shtojë asgjë pos asaj që ka thënë Lajçaku.

“Pse, kur, si dhe nëse Serbia ka bërë apo jo diçka, nuk është diçka që na takon neve, por u takon autoriteteve të Serbisë t’i adresojnë këto pyetje”, ka thënë ai.

Stano megjithatë ka shtuar se Kosova dhe Serbia e kanë obligim ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit “pa vonesa”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.