
Deklarata e kryeministrit të vendit, Albin Kurti sot gjatë vizitës në veri të vendit, se ura do të hapet me koordinim me KFOR-in dhe QUINT-in, shkaktoi reagime të ndryshme raporton Gazeta10.
Fidan Rama, drejtues ekzekutiv i Kanal10 tha se çështjet e veriut po përdoren për qëllime politike në veçanti nga pushteti aktual.
“Ura e Ibrit do të hapet, jam i bindur e këtë e dinë edhe ambasadorët të cilët deri më tani nuk kanë dalur kundër mirëpo kanë kërkuar koordinim.Tema e veriut absolutikisht që ka me u përdor dhe po përdoret për politikë sidomos nga Kurti dhe gjithë akterët tjerë të VV-së që çdo ditë shkojnë bëjnë video”, deklaroi Rama në Politiko.
Mirëpo kjo deklaratë e tij shkaktoi reagimin e opinionistit Gashi i cili tha se pse nuk e kanë përdorur edhe të tjerët.