Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e ShBA-së në Tiranë flet për takimin e Ramës me Biden

Gazeta10
23 September 2022 - 10:40

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka folur për takimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me presidentin e Amerikës, Joe Biden, raporton Gazeta10.

Ambasada e ShBA-së në Tiranë thotë se si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është me përgjegjësi të veçantë trajtimi i sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë.

Më tej, thuhet se prioritet të ShBA-së do të jenë edhe lufta ndaj pasigurisë ushimore, shëndeti dhe siguria globale.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama janë në Nju Jork këtë javë me udhëheqës të tjerë botërorë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës. Prioritetet e Shteteve të Bashkuara për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara përfshijnë gjithashtu luftën ndaj pasigurisë ushqimore; përparimin e shëndetit global dhe sigurisë globale shëndetësore; dhe zbatimin e Kartës së OKB-së dhe dhënia formë të ardhmes së OKB-së.” Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim

Lexoni fjalimin e Presidentit Biden në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: ”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Tiranë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.