Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rohde uron Osmanin për çmimin që mori në Gjermani: Liria e medias duhet të vazhdojë të ruhet

Gazeta10
13 September 2024 - 8:50

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për çmimin “M100 Media Award” me të cilin u nderua dje në Potsdam të Gjermanisë.

Rohde ka thënë se ky çmim njeh përkushtimin e Osmanit ndaj lirisë së mediave, por thekson edhe pritshmërinë e fortë për angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen e saj.

“Urime për Presidente Vjosa Osmani për marrjen e çmimit M100 Media në Potsdam 🇩🇪! Ky çmim jo vetëm që njeh përkushtimin tuaj ndaj lirisë së medias – një shtyllë kyçe e çdo demokracie – por gjithashtu thekson pritshmërinë e fortë për angazhim të vazhdueshëm në ruajtjen e saj!”, ka shkruar Rohde.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.