Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fundjava me mot stabil, java e ardhshme rikthen shiun sërish

Gazeta10
23 September 2022 - 13:56

“Prishtina Weather” ka njoftuar se kjo fundjavë do të jetë me mot stabil teksa java e ardhshme rikthen shiun sërish, raporton Gazeta10.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të mira dhe të pranueshme.

Tutje, bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 3-8m/s.

“Prishtina Weather”, ka dhënë informacione dhe për shtypjen atmosferike.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Mot stabil në fundjavë me më shumë diell. Javën e ardhshme sërish rikthehen reshjet e shiut.

23.09.2022 – Mot stabil parashihet të mbajë ditëve të fundjavës, me më shumë diell ditën e shtunë dhe rritje të temperaturave.

Ndërkaq ditët e fundit të muajit shtator rikthejnë të reshurat e shiut ditën e hënë, e sidomos ditën e martë, megjithëse temperaturat mbesin më afër vlerave mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, derisa në disa stacione mund të ketë rritje të çastit të koncentrimeve të grimcave të materies, që çojnë indeksin edhe në vlera mesatare.

24.09 – Kryesisht me diell, pas mëngjesit të ftohtë. Pasdite më vonë vransira kalimtare, pa mundësi për reshje.

25.09 – Vransira dhe intervale me diell, më ngrohtë.

26.09 – Kryesisht me vransira. Pasdite me reshje shiu.

27.09 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu.

28.09 – Vransira dhe intervale me diell, me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C deri 5C, në fundjavë, e më pas shënojnë rritje deri në 10C e 12C. Maksimalet më afër vlerave mesatare dhe luhaten ndërmjet 20C e 22C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 3-8m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë në fundjavë, e më pas me tendencë të rënies së thellë nën vlera mesatare..”, thuhet në njoftimin e Prishtia Ëeather në llogarinë e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.